Tony Blair sot në Shqipëri

Ish-Kryeministri i Britanisë Tony Blair do ta vizitojë sot Tiranën. Ai pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Lajme

03/10/2013 08:25

Ish-kryeministri britanik Tony Blair sot do ta vizitojë Tiranën ku do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Blair, i cili i ofroi konsulencë politike kryeministrit Rama gjatë fushatës elektorale, ndodhet në Maqedoni për momentin pë të organizuar një festival paqësor ballkanik. Ai zhvilloi një takim me Presidentin maqedonas, George Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevskin.