Tomë Gashi: Prokurori me rastin e sulmit në Kuvend po bën filma

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi në fjalën e tij përfundimtare, ka thënë se Prokurori i Shtetit përmes fakteve që ka paraqitur ka bindur trupin gjykues por edhe gjithë opinionin e Kosovës, që katër aktivistët e LVV-së, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti jane 100% të pafajshëm.

Lajme

13/11/2017 15:18

Ai ka shtuar se Prokurori ka bërë filma, që në fakt janë sikur t’i kishte porositur mbrojtja.

Të gjitha ekspertizat që i kemi analizuar gjatë këtij gjykimi flasin për pafajësinë e Frashër Krasniqit dhe të tjerëve./klankosova