Toka merr fund në shtator

Teorive të shumta për fundin e Tokës u shtohet edhe një, që jo vetëm thotë se jeta në shtëpinë tonë të përbashkët do të shuhet, por edhe që kjo do të ndodhë brenda muajit shtator.

Fun

24/08/2016 18:32

Nëpër rrjetet sociale dhe forumet konsipracioniste diskutohet gjerësisht për të ashtuquajturin “Planet X”. Shumë pak dihet për këtë planet, që sipas disa teorive shkencore është i fundit në linjët e planeteve të sistemit tonë diellor.

Por, sipas konsipiracionistëve, planeti në fjalë, i njohur ndryshe edhe si Nibiru i është drejtuar Tokës me shpejtësi dhe pritet që ta godasë atë brenda muajit shtator. Bindja e tyre “përforcohet” më shumë nga disa pamje të publikuara në Youtube, ku tregohet Hëna e Kuqe një trup tjetër qiellor në krah të saj. E kuqja e Hënës, sipas shumë teorive të fundit të jetës në Tokë, është shenja e parë, ndërsa trupin qiellor në krah, mbështetësit e teorisë në fjalë thonë se është Nibiru.

Ata që i besojnë kësaj teorie kanë nisur të anulojnë planet e veta për muajin tetor, ndërsa për të tjerët, ka një shpjegim më shumë shkencor për Hënën e Kuqe. Në fakt bëhet fjalë për një fenomen lehtësisht të shpjegueshë; rrezet e Diellit që bien në atmosferën e Tokës, pasqyrohen më pas në sipërfaqen e Hënës dhe ndodh që në disa raste, ato të kuqe të mbizotërojnë ndaj rrezeve të tjera të yllit tonë.

Por as kjo nuk bind konsipracionistët “konservatorë”.

“Hëna e Kuqe u bë për shkak se Nibiru kaloi pranë saj dhe e mbuloi me hijen e tij të kuqe atë”, thonë ata në forumet e veta. Aq të bindur janë disa prej tyre në fundin e Tokës sa thonë që qeveritë dhe agjencitë hapësinore po ja fshehin të vërtetën pjesës tjetër të njerëzimit./tch/