Tjetër sulm në Angli, i riu goditet me hanxhar (Video)

Mediat angleze raportojnë se një 23-vjeçar është goditur me hanxhar në spitalin rajonal të Liverpulit. Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Bota

04/08/2016 19:16

Forcat policore kanë saktësuar se djali, pavarësisht se ishte i plagosur, ka udhëtuar vetë në spital për t’u shëruar. Dëshmitarët thanë se pasi ai ka mbërritur në spital, ka humbur ndjenjat. Policia e Merseysajd ka komunikuar se 23-vjeçari u godit me hanxhar në këmbë dhe në krah, ndërsa agresori ndodhet në arrati.

Gjatë ditës së sotme, një 19-vjeçar u arrestua pasi vrau një grua me thikë dhe plagosi pesë të tjerë. Mendohet se personi në fjalë ka qenë me probleme psikike.