Tite deklarohet para ndeshjes me Zvicrën

Trajneri i Brazilit, Tite, ka mbajtur konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Zvicrën.

Sport

16/06/2018 20:48

Në kuadër të grupit E, Brazil dhe Zvicra nesër (e diel) do të masin forcat.

“Jam i lumtur me nivelin e performancës që kemi treguar deri tani. Shpresoj këtë ta bëjmë edhe kur jemi nën presion”, ka deklaruar Tite.

Ai ka shtuar se Neymar ende nuk është në 100 përqindëshin e tij, por që fizikisht qëndron mirë.

“Neymar ende nuk është 100 për qind, por ndihet mirë fizikisht”.

“Niveli që ka shfaqur në sprintet e tij me shpejtësi të lartë ka qenë mbresëlënëse. Por ai ende ka nevojë për t’u përmirësuar”./Lajmi.net/