Tiranë, bie zjarr në Kodër Mëzez, rrezikohen disa banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një zonë të pyllëzuar në Kodër Mëzez të Tiranës, duke rrezikuar disa banesa.

Lajme

02/06/2017 23:47

Dy zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit.

Për momentin nuk ka raportime për të lënduar. Shkaqet janë ende të paqarta.