Tiranë, arrestohen dy persona dhe u konfiskuan 126 copë eksplozivë

Në kuadër të operacionit të koduar “Danger” (Rreziku), Policia e Shtetit në Kamëz ka arrestuar dy persona që akuzohen për zotërim të eksplozivit.

Lajme

30/08/2015 19:37

Në pranga kanë rënë Sokol Sinani dhe Imerli Metaj. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë numër 3 në Tiranë.

Të dyshuarit u kapën me 126 copë eksploziv plastik.