“Tipat si ai janë bullshit”! Burim Ademi i kërkon falje Rinës, reperja habit me reagimin

Rina Balaj është një prej artisteve më të komentuara të momentit.

ShowBiz

22/10/2018 09:20

Rina Balaj javë më parë ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage” ku i është kundërpërgjigjur Burim Ademit, i cili përmes një videoje kishte ironizuar me të, shkruan lajmi.net.

Në “Mirage”, Rina kishte reaguar ashpër ndaj Burimit, duke thënë “Tipat si ai janë bullshit”.

Menjëherë pas intervistës së saj, ai kishte reaguar me një video të re, edhe kësaj radhe duke bërë shaka me reperen.

Por, së fundi, Burim Ademi i ka kërkuar falje Rinës, e kjo e fundit përmes një statusi sqaroi se nuk kishte asgjë personale me të.

“Pas kerkimfaljes se Burim Ademit, deshta me njoftu opinionin e gjere qe nuk kemi kurgjo personale, mirepo cdo humor e ka kufirin e vet, cdo sen osht n’rregull. Flm per mirekuptim”, ka shkruar Rina. /Lajmi.net/

YouTube player