Tifozët e Realit në Bernabeu tallen me Piquen

Tifozët e Real Madridit së bashku me lojtarët në ‘Santiago Bernebu’ po festojnë titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve.

Sport

04/06/2017 23:27

80 mijë tifozë janë mbledhur në stadiumin e Real Madridit, për të pritur heronjtë e Cardiffit.

Reali u bë skuadra e parë në Evropë që fiton dy tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur 4:1 në finale Juventusin.

E në ‘Santiago Bernabeu’, në festën e Real Madridit, tifozët nuk kanë mundur të mos merren me Gerard Piquen, që jo pak herë ka thumbuar ‘Los Blancos’.

“Gerard Pique, bastard, përshëndeti kampionët”, ishin thirrjet e tifozëve të Real Madridit./Lajmi.net/