Thyhet protesta e Opozitës në Mal të Zi, policia okupon qendrën e Podgoricës (Foto/Video)

Policia e Malit të Zi, sot në mëngjesin e hershëm është përballur me protesta të partisë opozitare Fronti Demokratik (DF) i cili vazhdon protestën për 20 ditë më radhë në qendër të Podgoricës, duke kërkuar shkarkimin e Qeverisë së Milo Gjukanoviqit.

Lajme

17/10/2015 12:56

Protesta e opozitarëve në Mal të Zi është thyer sot rreth orës 5 të mëngjesit nga policia.

Mediat vendase raprotojnë se deri tani janë arrestuar dy deputetë të kësaj partie, Slaven Radunoviq dhe Vladislav Bojoviq si dhe këshilltarë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa deputetë të tjerë kanë kërkuar trajtim mjekësor pas ekspozimit në gazin lotsjellës dhe sprejit nga policia.(lajmi.net)

Arrestimi i deputetit

Sipas një burimi të kësaj partie opozitare, zëvendësdrejtori i Policisë së Malit të Zi i kishte kërkuar sot në mëngjes deputetit Milutin Gjukanoviqit, i cili njihet si organizator i kësaj proteste që ajo të ndërpritet. Por deputetët e DF-së e kanë kundërshtuar këtë kërkesë. Menjëherë pas kësaj, pak minuta pas orës 6, ka filluar aksioni i policisë dhe protesta është shpërndarë.

YouTube player