Thithësja robot (Video)

Dyson ka zbuluar thithësen e tij të parë robot, pas 16 vite të hulumtimeve dhe krijimeve në robotikë.

Fun

05/09/2014 01:14

James Dyson, CEO dhe themelues i firmës britaneze, zbuloi thithësen Dyson 360 Eye në një konferencë për shtyp sot në Tokio, duke pretenduar se pajisja e krijuar është e para thithëse robot që nuk është “mashtrese”.

“Shumica e thithëseve robot nuk e shohin mjedisin, thithin pak dhe pothuajse nuk pastrojnë siç duhet. Ato janë mashtruese”, tha Dyson.

Ne kemi krjiuar një sistem unik 360°, që lejon robotin tonë të shoh ku është, ku ka qenë dhe ku duhet ende të pastrojë, shtoi Dyson, transmeton Lajmi.net.

Thithësja është e kombinuar me një motor digjital të shpejtësisë së lartë dhe teknologjisë ciklon, që mundëson të arrihet performanca më e lartë e një thithëse robot.

Rreth 400 patentë mund të gjinden në pajisje, duke përfshirë sistemin e kamerës, motorin digjital dhe rezervuarin.

Dyson pretendon se sistemi i navigimit dhe vizionit i përdorur në robot do të thotë se thithësja pastron në mënyrë më efektive se sa thithëset e tjera – madje edhe më mirë se sa vet njerëzit – duke raportuar se i kishte angazhuar një ekip prej 31 inxhinierëve të cilët kishin shpenzuar 100,000 orë për ta krijuar pajisjen.

Dyson 360 Eye do të dalë në shitje në Japoni në fillim të vitit të ardhshëm, me një datë caktuese për të dalë në shitje më pas në Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë. 

Për më shumë rreth kësaj thithëse mund ta shikoni edhe videon më poshtë: