Thirrjet më qesharake të fëmijëve ndaj policisë (Video)

Thirrja e 911 (policisë), bëhet gjithnjë në rast urgjence, kur keni nevojë për ndihmë, që të ju shpëtojnë, shkruan lajmi.net

Fun

26/04/2017 10:41

Por, ndonjëherë thirrje të tilla kanë bërë edhe fëmijët, kurse arsyeja është me të vërtetë qesharake.

Një djalosh katër vjeçar e ka thirrur policinë për t’i ndihmuar në detyrat e matematikës. Fëmija filloi t’i tregojë policit për detyrat, derisa në momentin që nëna e zbuloi që ai po fliste në telefon.

Ajo i kishte thënë se nëse i duhej ndihmë ta thërriste dikënd, mirëpo nuk e kishte menduar asnjëherë policinë.

Vajza tjetër, po ashtu katër vjeçare, ka thirrur policinë në mënyrë që t’ju tregojë se si ka kaluar në Disney on Ice.

Të tilla raste qesharake janë edhe të tjerat, disa të xhiruara drejtpërdrejt në youtube. Shikojeni videon dhe njihuni me to. /Lajmi.net/

YouTube player