Therje me thikë në Malishevë

Një person është therur me thikë në Malishevë.

Lajme

23/07/2018 11:36

Policia njofton se viktima pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me të dyshuarin është sulmuar dhe është therur me thikë.

Për shkak të lëndimeve trupore, viktima është duke marrë trajtim mjekësor.

Policia njofton se i  dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati dhe se rasti është duke u hetuar.