Therja me thikë në Pejë shkaku i një rruge

Policia në Pejë njofton se sot rreth orës 12:00 në sheshin ‘Haxhi Zeka’ në Pejë M. Sh. nga fshati Poqestë e komunës së Pejës, ka pësuar lëndime të rënda, pasi është goditur në pjesën e stomakut me një mjet të mprehtë (thikë) nga një person i dyshuar i cili menjëherë ishte arratisur nga vendi i ngjarjes.

Lajme

29/02/2016 16:14

Njësite policore menjëherë iu kanë përgjigjjur vendit të ngjarjes, ndërsa viktima ishte dërguar për t’i afruar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Sipas të dhënave, ky i dyshuar në mënyrë tinëzare nxjerr thikën nga xhepi dhe e godet viktimën në stomak me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore. Viktima nga aty transportohet për në Spitalin rajonal në Pejë, ku iu ka nënshtruar një operacioni të menjëhershëm dhe gjendja e viktimës sipas vlerësimeve mjekësore konsiderohet e rëndë,por jo me rrezik për jetë.

I dyshuari posa kryen veprën ik në drejtim të pa njohur mirëpo pas një ore i njëjti arrestohet nga policia dhe sillet në stacion policor, i konfiskohet edhe mjeti me të cilin e ka kryer veprën.

Në bazë te hetimeve të para motivi i ngjarjes ka të bëjë me një emërtim të një rruge në fshatin Poqestë të Pejës, e cila rrug ë gjendet pranë shtëpisë së të dyshuarit dhe nuk ka të bëjë si rast që ka ndodh për ndonjë motiv tjetër.

I dyshuari M.K. me vendim të prokurorit shtetit mbahet në paraburgim prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtejme.