‘The Telegraph’: Shqipëria në mesin e 20 vendeve për t’u vizituar më 2015

Prestigjozja “The Telegraph” ka përzgjedhur Shqipërinë si një ndër 20 destinacionet më tërheqëse për t’u vizituar në 2015.

Lajme

30/12/2014 11:02

Gazeta angleze “The Telegraph”, e cilëson Shqipërinë si një vend me bukuri dhe histori magjepsëse, duke e rekomanduar atë, si ndër top 20 vendet që duhet vizituar gjatë vitit të ardhshëm. 

“E shtrirë përgjatë Adriatikut me një histori magjepsëse dhe me pak udhëtarë kureshtarë, 2015 është momenti i duhur për ta vizituar Shqipërinë” thotë gazetarja e “The Telegraph”, Caroline Shearing pas një vizite në Shqipëri, dhe që i ka lënë mbresa të veçanta dhe e ka bërë që ti hedh ato në shkrimin e saj.