Thashethemet për Topin e Artë: Modric e fiton, Ronaldo larg kreut

Luka Modric po udhëheq garën për Topin e Artë,  çmimin më të madh individual për futbollistët.

Sport

10/11/2018 16:01

Të premten ka përfunduar procesi i votimit për Topin e Artë, dhe mediet franceze raportojnë se pas numërimit të gjysmës së votave, po udhëheq Luka Modric.

Mesfushori kroat që përmbylli një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin dhe me Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës, është rrugës së mirë për të ndalë dominimin Ronaldo – Messi, të cilët e kanë fituar këtë çmim në dhjetë vitet e fundit.

Sipas raportimeve të ‘Radio France International’, Messi dhe Ronaldo nuk gjenden as në treshen finale këtë vit, me Modricin që kryeson listën, dhe pas tij renditen Kylian Mbappe dhe Raphael Varane.

Emri i fituesit të Topit të Artë për vitin 2018 do të shpallet më 3 dhjetor./Lajmi.net/