Thaçi uron xhudistet kosovare për medaljet e arta

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i kanë sjell Kosovës dy medalje të arta nga Lojërat Mesdhetare që janë mbajtur në Spanjë. Presidenti, Hashim Thaçi, ka uruar të dy garueset për triumfin e tyre.

Lajme

27/06/2018 19:09

Urimi i Thaçit:

Vajzat dhe djemtë e Kosovës, me talentin tyre, po na bëjnë krenarë dhe po e promovojnë imazhin e vërtetë të vendit të tonë kudo nëpër botë. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dolën të arta në Spanjë, në Lojërat Mesdhetare në Tarragona. Fitorja e tyre ka rëndësi të dyfishtë për sportin dhe diplomacinë tonë. /Lajmi.net/