Thaçi thotë se pas demarkacionit të vazhdohet lufta kundër korrupsionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që të luftohet korrupsioni si kërkesë e Komisionit Evropian që është dhënë kur është prezantuar propozimi për liberalizim të vizave.

Lajme

17/02/2018 13:25

Thaçi ka njoftuar se të premten ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e organeve përgjegjëse për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë kryeprokurorin e shtetit, kryetarin Këshillit Gjyqësore e ministrin e Drejtësisë.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se luftimi i korrupsionit nuk është betjë që duhet kufizuar vetëm në procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plot i Thaçit:

Tani që kemi një konsensus politik dhe shoqëror për përmbylljen e kriterit të demarkacionit, dje zhvillova një takim me të gjithë përfaqësuesit e organeve përgjegjëse për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky takim i shërben përforcimit të një historiku në forcimin e sundimit të ligjit, siç është kërkuar nga Komisioni Evropian, kur është prezantuar propozimi për liberalizim të vizave për Kosovës.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është betejë që duhet të kufizohet brenda vetëm një procesi, nuk duhet të bëhet vetëm për liberalizim të vizave. Kjo betejë duhet të fitohet çdo ditë.

Progresi i vazhdueshëm është një proces jetik ku institucionet përgjegjëse duhet të tregojnë punë, përkushtim dhe rezultate të vazhdueshme.

Ne duhet t’i bindim të gjithë që janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes, se puna në anën tonë është bërë, dhe se vendimi i shumëpritur të merret sa më shpejt që qytetarët të mund të udhëtojnë të lirë në vendet e Bashkimit Evropian./Lajmi.net/