Thaçi takon Jahjagën dhe Veselin

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi sot është takuar me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Lajme

26/01/2016 16:15

Burime të KosovaPress brenda Kuvendit të Kosovës kanë parë Thaçin duke hyrë në zyrën e Jahjagës dhe Veselit, derisa nuk dihet nëse takimet kishin karakter organizativ për seancën e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës apo ato ishin realizuar për ndonjë arsye tjetër.

Deri më tash, nuk ka asnjë komunikatë zyrtare as nga Presidenca dhe as nga Kuvendi i Kosovës për këto takime.