Thaçi sot mban takimin e dytë për reformën zgjedhore, opozita e bojkoton

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  për të dytën herë u ka bërë ftesë partive politike që të marrin pjesë në takimin ku pritet të diskutohet për reformën zgjedhore.

Lajme

11/11/2016 08:32

Takimi i cili është paraparë të fillojë sot nga ora 11:00, nuk do t’i ketë të pranishëm partitë opozitare sikurse edhe herën e parë.

Të paktën kështu deri më tani janë deklaruar për lajmi.net AAK dhe Nisma, të cilat vlerësojnë se një takim i tillë është i vonuar.

Kurse javën e kaluar kur edhe u mbajtë takimi i parë nga presidenti Thaçi, ai ishte shprehur se reforma duhet të përmbyllet dhe këtë nuk mund ta ndal askush. /Lajmi.net/

 

AAK e Nisma bojkotojnë edhe takimin e dytë për reformën zgjedhore të thirrur nga Thaçi