Thaçi: Shqipëria ta kryejë autostradën e vet e të mos mendojë për vende të tjera

  Presidenti I Republikës, Hashim Thaçi, deklaroi në intervistë në mediat e Tiranës se qëndrimet e  kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në Beograd, i ka ndjekur dhe sipas tij,  kanë qenë parimore.

Lajme

19/10/2016 22:44

Ai u pyet për projektin e nënshkruar ndërmjet kryeministrave Rama e Vuçiq për ndërtimin e autostradës Nish-Durrës, duke anashkaluar Kosovën.

“ Nuk e kam lexuar ndonjë projekt të tillë për autostradën Nish-Durrës”, tha Thaçi, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, në takimin e parë në Bruksel kur ai ishte kryeministër  e ku ishte edhe  Ivica Daçiq, në atë kohë kryeministër i  Serbisë,  me vullnetin e dyanshëm, është nënshkruar projekti  i  autostradës Prishtinë-Durrës. “ Nuk është përmendur asnjë vend tjetër”.

“Shqipëria duhet ta përfundojë autostradën nga Miloti në Durrës dhe është më mirë  sesa të mendojë për vendet e tjera”.

Ndërkohë, ai tha se  mohimi i kontributit të Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës, është injorancë komplete.

Sipas Thaçit, në kuptimin e bashkëpunimit Tiranë-Beograd, nuk kanë çfarë të pajtohen sepse ata të pajtuar kanë qenë./lajmi.net