Thaçi shpreh mirënjohje për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone

Presidenti Thaçi e ka dhënë lajmin për avancimin e statusit të  Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Lajme

11/10/2018 15:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar për avancimin e statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Ai u ka shprehur mirënjohje shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone

“Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/