Thaçi: Serbia s’ka prona në Kosovë

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi  ka thënë se Serbia nuk ka juridiksion në Republikën e Kosovës dhe nuk ka prona në Kosovë.

Lajme

16/03/2017 11:57

Ai gjatë debatit që po zhvillon me përfaqësues serb në Çagllavicë, ka thënë se vendimi Qeverisë së Kosovës që të gjitha pronat që kane qenë pjesë e Ish- Republikës Federlae të Jugosllavisë të Kosovës, për të cilat ka pretendime Serbia është i drejtë dhe legal, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se Aleksander Vuçiq po i përdor këto tema për fushatë presidenciale,

Serbia nuk ka jurdiksion ne Republikën e  Kosovës , nuk ka prona në Kosovë.

Vendimi I Kosovës është I drejtë kushtetues dhe legal. E kuptoj që kryeministri i Serbisë është në fushatë  elektorale për president. Ai mund ti fitoj zgjedhjet në Serbi, por pronat janë të Kosovës. Ai mund ti fitojë zgjedhjet por ushtria do të bëhet. I ka dy tema të lezetshme për Kosovën./ Lajmi.net/