Thaçi përkujton Kongresin e Manastririt: Populli ynë do t’i kujtojë gjithmonë dijetarët tanë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir. Thaçi ka thënë se ky kongres ka mbrojtur identitetin kombëtar ku rilindësit tanë vendosën për alfabetin e gjuhës shqipe.

Lajme

14/11/2017 18:30

“Ky vendim i tyre, duke përdorur shkronjat latine, forcoi edhe orientimin tonë gjeopolitik drejt Perëndimit”, shkruan tutje presidenti në Facebook.

“Populli ynë do t’i kujtojë gjithmonë dijetarët tanë, delegatët e asaj kohe, të cilët ishin të vendosur që t’i japin hov zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare, përmes përhapjes së shkollave shqipe”, përfundon postimi.