Thaçi nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’: Ditë e madhe për futbollin kosovar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se sot është një ditë e madhe për futbollin kosovar.

Lajme

13/08/2018 21:24

Kjo pasi për herë të parë finalja për Superkupën e Kosovës po zhvillohet në stadiumin e modernizuar me standarde të UEFA-s.

Edhe vet presidenti Thaçi është duke e ndjekur ndeshjen Drita-Prishtina nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’.

“Sot është ditë e madhe për futbollin kosovar. Për herë të parë, finalja për Superkupën e Kosovës po zhvillohet në stadiumin e modernizuar me standarde të UEFA-s. Mbi të gjitha, ky stadium, nga sot, edhe zyrtarisht merr emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, duke përjetësuar kontributin e tij dhënë në zhvillimin dhe promovimin e futbollit kosovar në botë. Uroj Prishtinën dhe Dritën për një ndeshje fer dhe një spektakël të paharruar”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Lajmi.net/