Thaçi e Vuçiq takohen më 23 mars në Bruksel

Takimi do të jetë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

16/03/2018 19:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel më 23 mars, transmeton lajmi.net. Takimi do të jetë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është konfirmuar nga zyra e Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. /Lajmi.net/