Thaçi dhe Coleiro Preca, pajtohen për rritje bashkëpunimi (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Maltës

Lajme

05/12/2016 14:07

Ai është takuar me presidenten malteze Marie Louise Coleiro Preca, me të cilën është pajtuar që dy vendet të rrisin bashkëpunimin edhe në ekonomi, arsim e kulturë.

Njoftimi i Thaçit:

Malta ishte ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në tetë vjetët e fundit, ajo ka qenë një mbështetëse e fuqishme e forcimit të shtetësisë dhe perspektivës evropiane të Kosovës.

Në takimin me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, u pajtuam që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona duhet të shtrihen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë.

Pas takimit, vendosa lule në memorialin e dëshmorëve në kryeqytetin Valeta. HTH