Thaçi dënon gjuhën nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënon gjuhën e nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit

Lajme

19/09/2017 15:02

Me këtë rast Thaçi ka thënë se deklaratat e tilla janë të papranueshme, “Deklaratat në baza etnike, fetare dhe kulturore, të drejtuara kundër popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat,  janë te papranueshme”.

Thaçi, duke e cilësuar këtë veprim në kundërshtim më traditën dhe kulturën tonë, u ka bërë thirrje të gjithëve që të distancohen nga gjuha e urrejtjes.