Teuta Rugova mungon prapë në seancë

Teuta Rugova, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sërish ka munguar në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

07/09/2017 14:18

Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, nuk është e pranishme në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Vota e Teuta Rugovës ka qenë ndër më të përfolurat gjatë javëve të fundit për shkak të raportimeve se ajo është pajtuar që ta votojë kandidatin e PAN-it për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Megjithëkëtë, kjo nuk e ka penguar procesin e votimit pro Kadri Veselit që të votohet më shumicë të votave në Kuvend, me gjithsejtë 62 vota pro.

Kjo seancë ishte pritur të drejtohet nga deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Adem Mikullovci i Vetëvendosjes, dhe deputetja më e re, Teuta Rugova e LDK-së, vendin e secilës e zuri deputeti i VV-së, Qendron Kastrati, si më i riu në moshë. Ndërkaq, Mikollovci nuk ka munguar në asnjë drejtim të seancave deri më tani. /Lajmi.net/