Tërmkolli e emocionuar: Ne e kemi përjashtaur vetën nga Parlamenti, jo opozita

Deputetja nga radhët e LDK-së Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli i cili tha se Opozita e ka përjashtuar veten.

Lajme

14/12/2015 14:16

Tërmkolli duke insistuar se seanca duhej të mbahej në sallën e rregullt të Kuvendit, tha se është e kundërta. “Opozita është tu nejt në sallë, ne kem dalë prej sallës, ne e kemi përjashtu veten nga Parlamenti”, tha Tërmkolli.

Ajo tha se do të qëndrojë në seancë vetëm për të nënshkruar marrëveshjet ndërkombëtare ndërsa në pikat tjera jo.

Tërmkolli e emocionuar tha se po i dhemb shpirti me atë çfarë po ndodhë.

“Po na rrënohet shteti para syve”, tha Tërmkolli.