Tërmeti e “fundosi” Mont Everestin për 2.5 centimetra

Maja më e lartë në botë, Mont Everest, është zvogëluar për 2.5 centimetra si pasojë e tërmetit të fuqishëm prej 7.8 ballë të Richterit që goditi Nepalin më 25 prill.

Bota

03/05/2015 13:27

Gazeta Huffington post publikoi informatën për ndryshimin e lartësisë së Mont Everestit në bazë të të dhënave satelitore, dërguar nga sateliti i Agjencisë evropiane të gjithësisë, i cili fluturoi mbi Nepal më 29 prill.

Gazeta shkruan se në reaksionin zingjiror së pari ndodhi puthitja dhe lëvizja e dy pllakave tektonike, asaj të Indisë dhe asaj euroaziatike, gjë që shkaktoi tërmetin, i cili rezultoi me çarje të kores së Tokës dhe “fundosje” të Mont Everestit.

Lartësia zyrtare (mbidetare) e majës Mont Everest është 8,848 metra.

Është interesant fakti se në të njëjtën kohë, vargmalet Anapurna, në Nepalin qendror dhe në afërsi të provincës së goditur nga tërmeti shkatërrues, është “rritur” për 20 centimetra.