Teoritë konspirative kundër myslimanëve të publikuara nëpër rrjete sociale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) së fundmi kanë zbuluar se mishi i përpunuar siç janë proshuta dhe salsiçet, shkaktojnë kancerin. Dhe siç mund ta dini shumica prej jush, ngrënia e mishit të derrit është e ndaluar në Islam. Dhe sipas disa përdoruesve të Twitter, kjo rastësi mund të nënkuptojë vetëm një gjë: “konspiracion i myslimanit radikal”. Pavarësisht faktit se hebrenjtë, hindusët dhe vegjetarianët, gjithashtu nuk e konsumojnë mishin e derrit, teoricienët e konspiracionit anti-mysliman janë kyçur në Twitter për të shpjeguar rolin e dukshëm të Islamit në ndikimin e OBSH-së, shkruan Independent.

Fun

29/10/2015 12:10

Teoria e fundit e konspiracionit anti-mysliman dhe sigurisht se nuk është e para. Nga jeta e fshehtë e presidentit Obama si një mysliman, e deri tek lajmet e Fox News se nuk ekzistojnë zona për jo-mysliman në Birmingham, teoritë e çuditshme dita ditës janë duke u bërë më të popullarizuara, transmeton lajmi.net.

Derisa kërkesat për këto teori janë të mëdha, menduam ti postojmë disa sipas opinionit të shumë përdoruesve në Twitter. Ja pesë teoritë konspirative që janë shumë qesharake për të qenë të vërteta. Ose ndoshta janë?

Bretkosa Kermit është konvertuar në mysliman

Arsyeja e vërtetë e ndarjes së Kermit me zonjushën Derrkuce, ishte përqafimi i Islamit. Kermit i cili tani preferon të quhet Quermit Al-Furog, është konvertuar në mysliman pak para se të ndaheshin për shkak “të dallimeve të papajtueshme”. Refuzimi i Querim për të ngrënë mishin e derrit, ishte arsyeja e fundit që zonjusha Derrkuce ti thotë përgjithmonë lamtumirë.

Lindsay Lohan është infiltruar në Hollywood në emër të Vëllazërisë Myslimane

Li-Lo së fundmi është parë duke mbajtur një Kuran. Kjo si rezultat i luajtjes së rolit të adoleshentes Cady Heron në serialin “Mean Girls”, i cili ishte xhiruar shumicën e kohës në Afrikë, kontinent ky me shumicë myslimane dhe gjithashtu vendlindja e Vëllazërisë Myslimane.

Të gjithë personat me mjekër janë terroristë

Mjekrat e plota dhe kamishat e gjata të frikshme me ngjyra të errëta na kujtojnë vetëm një gjë Sheriatin. Nuk e di se si këta njerëz po vazhdojnë të lëvizin lirshëm.

Vatikani në të vërtetë është në pronësi të myslimanëve dhe drejtohet nga ata

Harrojeni çfarë keni mësuar në Romë, nëse nuk e keni vizituar këtë vend? Nëse supet e juaja apo gjunjët ekspozohen, atëherë jeni të detyruar ti mbuloni duke veshur një mantel të plastikës. A mund ta besoni se kjo po ndodhë në tokën Evropiane.

Të ngrënit mish Hallall ju konverton në mysliman

Jo, është e vërtetë. Vlerat ushqyese që rigrupohen në mishin hallall bën që në trupin e një mashkulli të rritet një mjekër e plotë brenda 24 orëve, derisa në trupin e femrës një shami. Shumë njerëz ishin viktima të këtyre gënjeshtrave, por kurrë nuk është vonë ti lexoni këto. Shpëtoni veten! (lajmi.net)