Tenton ta vret veten jetimi i pastrehë nga Tirana (Video)
Një i ri ka tentuar të hidhet nga një vinç pranë një pallati në ndërtim në Tiranë.

Lajme
Siç raporton javanews.al, ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së hënë.
Në video duket i riu teksa hipën në vinç, pranë pallatit në ndërtim e sipër përballë Kishës Ortodokse.
Pas ndërhyrjes së policisë, të cilët e kanë bindur, i riu ka zbritur nga aty.
Policia e Tiranës tha se ai ishte jetim. Kjo formë e zgjedhur ishte një protestë, pasi i riu nuk ka banesë ku të jetojë.
