Tentim vrasje në Prishtinë

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë është arrestuari i dyshuari mashkull i cili për arsye ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri të dyshuarin tjetër.

Lajme

27/09/2018 09:57

I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën sigurim policor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me 78 fishekë, një thikë, dy gëzhoja të AK-47 dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/