Televizioni rus dokumentar për Kosovën: Punëtori i Bondsteelit amerikan udhëheqës i xhihadistëve (Video)

Televizioni rus “Rusia” ka realizuar një dokumentar për Kosovën, duke e dërguar një gazetar këtu për ta realizuar atë. Ky televizion e paraqet Kosovën si qendër të xhihadizmit, trafikimit të emigrantëve, e edhe të drogës.

Lajme

21/03/2016 13:48

Gazetari rus shihet teksa ka vizituar kufirin e Kosovës, për të cilin thotë se është fare lehtë i kalueshëm, transmeton lajmi.net.

Rruga nëpër të cilën kalojnë refugjatët nëpër Kosovë, gazetari rus thotë të jetë e vështirë pasi kalon nëpër male. Por, sipas tij, megjithatë Kosova nuk ka gardh dhe kjo është mënyra më e lehtë që refugjatët nga Lindja e Mesme të arrijnë në Evropë. Refugjatët sipas tij të cilët ndalojnë të pushojnë për pak kohë në këtë territor nuk e dijnë se i gjithë ky territor është i kontrolluar prej luftëtarëve shqiptarë-vahabistë.

Ai viziton edhe qytetin e Vitisë për të cilin thotë se ësthë dy kilometra nga kufiri me Maqedoninë, dhe e përshkruan atë si çerdhe të xhihadizmit në Ballkan.

Për më tepër gazetari rus i afrohet edhe kampit ushtarak amerikan Bondsteel, nga ku thotë se ka dalë njëri prej xhihadistëve më të mëdhenjë shqiptarë.

Ai thotë se bëhet fjalë për Lavdrim Muhaxherin, i cili para se të shkonte drejtë Lindjes së Mesme ku tani është edhe lider i grupit shqiptar të xhihadistëve, kishte punuar për KFOR-in amerikan në Kosovë. /lajmi.net

YouTube player