“Tekanjozët” në ushqim mund të kenë intolerancë ndaj ushqimeve të caktuara

Miliona fëmijë të cilët cilësohen si tekanjoz në ushqim mund të kenë intolerancë ndaj ushqimeve të caktuara, ka deklaruar një eksperte.

Lifestyle

25/09/2018 21:41

Biokimistja Gill Hart, thotë se prindërit nuk duhet që me automatizëm të mendojnë se fëmijët e tyre kanë teke sa i përket ushqimit.

Ajo beson se foshnjat refuzojnë të konsumojnë ushqime të caktuara duke u munduar të komunikojnë me prindërit e tyre, në mënyrë që të tregojnë se kanë intolerancë ndaj atyre ushqimeve.

Një në pesë fëmijë cilësohet si tekanjoz, ngase refuzojnë ushqimet siç mund të jenë perimet.

Hart ka theksuar se është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se ndonjëherë zgjedhjet në ushqim bëhen për shkak të intolerancës.