Të vishesh plot stil dhe hijeshi, kombinimet më të bukura për femrat (Foto)

Të qenit e kolme, ose siç njihet në fjalorin e modës ‘’curvy’’ nuk duhet t’ju pengojë aspak të ndiqni tendencat e fundit, e aq më pak të ndiheni keq për trupin tuaj.

Lifestyle

27/06/2017 00:44

E dimë që nuk është aspak e lehtë për të gjetur fustanin, pantallonat ose këmishën e duhur, aq më pak të dini t’i kombinoni, por kurrsesi nuk duhet ta konsideroni mision të pamundur.

Nguliteni në mendje, edhe femrat me masë mbi 42 mund t’ia dalin të jenë në qendër të vëmendjes dhe të duken plot elegancë dhe sharm.

Mjafton thjesht të ndiqni disa truke të thjeshta , ku vëmendjen kryesore duhet ta përqendroni tek beli, dekolteja, këmbët dhe shpatullat.

Një tjetër aleat janë dhe ngjyrat , është e gabuar te visheni vetëm me ngjyrën e zeze.

Veshja e fustaneve me ngjyra, lule, figura gjeometrike është gjithmonë një zgjedhje shume e mire, mbi te gjitha nëse dëshironi te jene ne një hap me trendet e fundit. /Lajmi.net/