Të ushqyerit në mëngjes, shumë i rëndësishëm

Mëngjesi është një kohë themelore e ditës, të cilën nuk duhet ta lëmë pa e ngrënë për asnjë arsye.

Lifestyle

15/10/2014 20:55

Sipas një studimi nga Universiteti i Kembrixhit, duke ngrënë më pak në mëngjes do të hani më pak edhe gjatë ditës, e cila do tju bëj që të kontrolloni peshën tuaj trupore.

Por, të ushqyerit në mëngjes është një pjesë shumë e rëndësishme e shëndetit tonë, të cilën nuk duhet ta lëmë anash. Çdo mëngjes duhet të konsumojm qoftë vetëm një copë ushqim, për ta futur në funksion trupin tonë.

Studimi ka analizuar ndikimin e uljes së konsumit të mëngjesit, në konsumin e përgjithshëm të kalorive gjatë ditës. Për këtë ata kanë studiuar rastin e 33 personave me mbipeshë. Hani më pak në mëngjes për të ngrënë më pak gjatë gjithë ditës, transmeton Lajmi.net.

Rezultati që u arrit ishte: hani më pak në mëngjes për të ngrënë më pak gjatë gjithë ditës. Ne nuk hamë më pak gjatë ditës vetëm për shkak se ne hamë më shumë në mëngjes. Dhe në qoftë se ju hani më pak në mëngjes, në fakt ky veprim redukton marjen e kalorive gjatë ditës.