Të shtëna me armë zjarri në Lutogllavë të Pejës, dy të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18 tetor ka ndodhur një shkëmbim me armë zjarri në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Lajme

20/10/2017 14:18

 

Kjo ka ardhur pas një fjalosje ndërmjet banorëve.

“Njësitet policore menjëherë  ju kanë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe pasi kanë arritur ne vendngjarje kuptohet se pas një fjalosje në mes të banoreve të Fsh Lutogllavë të dyshimtit 1. E.K. 1996 dhe 2. G.K.1975 kishin ndërhyrë të revoltuar duke mos u pajtuar me banorët tjerë rreth infrastrukturës, pastaj i dyshimti Nr 1 ka hyrë në shtëpi dhe i njëjti del nga shtëpia me armë ku shtien në drejtim të viktimave  dhe si pasojë e këtyre të shtënave lëndime kanë marrë viktimat  I.K.1968 dhe D.K.1995”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lexo njoftimin e plotë:

Ju njoftojmë se me datë 18.10.2017 rreth orës 15:30 Policia është njoftuar se në Fsh Lutogllavë-Pejë  ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore menjëherë  ju kanë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe pasi kanë arritur ne vendngjarje kuptohet se pas një fjalosje në mes të banoreve të Fsh Lutogllavë të dyshimtit 1. E.K. 1996 dhe 2. G.K.1975 kishin ndërhyrë të revoltuar duke mos u pajtuar me banorët tjerë rreth infrastrukturës, pastaj i dyshimti Nr 1 ka hyrë në shtëpi dhe i njëjti del nga shtëpia me armë ku shtien në drejtim të viktimave  dhe si pasojë e këtyre të shtënave lëndime kanë marrë viktimat  I.K.1968 dhe D.K.1995.

Viktimat  janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshimti Nr 2 është arrestuar ne vendngjarje dhe të njëjtit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit dërgohet në mbajtje , ndërsa i dyshuari nr.1 ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit pas një pune operativo hetimore nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale në Pejë të nesërmen me datë 19.10.2017 është arrestuar i dyshimti  E.K.1996 dhe është bërë konfiskimi i armës  e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshimti dërgohet në mbajtje.