Të paktën 4 leopard dëbore vriten brenda javës në Azi

Qindra leopardë dëbore janë duke u vrarë nga kontrabanduesit çdo vit në vargjet malore të Azisë, kjo sipas një raporti të ri i cili thotë së një nga arsyet kryesorë të vrasjeve janë sulmet ndaj bagëtive.

Fun

21/10/2016 12:29

Është vlerësuar se tashmë vetëm 4,000  nga këto krijesa elegante por pakapshme kanë mbijetuar  në 12 shtete në rajonin e Himalajeve dhe në Tibet.

Image result for leopard snow

Ekspertët thonë se rreth 221-450 leopardë dëbore janë vrarë për çdo vit prej vitit 2008, të paktën 4 leopardë për çdo javë, shkruan “BBC”.

Por në raportin e publikuar nga Traffic, thuhet se numri i kafshëve të vrara “mund të jetë më i lartë” pasi që vrasjet nëpër zonat e largëta nuk mund të regjistrohen.

Ky rrjet ka gjetur se shumica e leopardëve  janë vrarë për shkak të sulmeve ndaj bagëtive (55 për qind), ndërkaq, 21 për qind e tyre janë vrarë për tregtinë ilegale të gëzofit dhe produkteve të tij.

Image result for leopard snow