Të mirat e ujit me mjaltë

Dëgjojmë pa fund që duhet të pimë ujë gjithnjë e më shumë. Është një komponent jetik për trupin tonë, dhe të mos harrojmë që ne jemi të përbërë nga më shumë se 70 % ujë!

Lifestyle

16/01/2016 12:45

Por doni ta “dashuroni” procesin e të pirit ujë dhe ta bëni  edhe më të dobishëm për sistemin tuaj? Vetëm shtoni mjaltin. Po, mjaltë!

“Mos e bën shumë të ëmbël, mos është plot me sheqer, si mund të jetë mjalti kaq i shëndetshëm?”  Këto po mendoni? Pirja e një gote ujë të ngrohtë me mjaltë çdo ditë do të ndikojë pozitivisht në  shëndetin tuaj dhe madje ju do të parandaloni sëmundjet.

Kjo është çfarë do të ndodhë në qoftë se ju filloni të pini mjaltë çdo ditë. Do ta forconi sistemin tuaj imunitar dhe të largoni toksinat nga trupi.

Mjalti dhe uji i ngrohtë është një nga kombinimet më të mira për të nxjerrë toksinat  nga sistemi juaj dhe lëkura do t’ju bëhet më e bukur.

Mjalti është një anti-oksidant, natyral që do të thotë se ai ndihmon për të larguar çdo toksinë dhe në sajë të komponentëve antibakterialë ai ndihmon për të mbajtur lëkurën tuaj të pastër dhe të shëndetshme.

Ju do të humbni peshë. Pra, mendimi juaj i parë është’’ mjalti ka sheqer, si të dobëson?’’. Ka sheqer në mjaltë, por është krejtësisht i ndryshëm nga sheqeri i bardhë, sepse është sheqer natyral, shkruan living. Këto sheqerna natyrore do të ndihmojnë për të kënaqur nevojat e përditshme për ëmbëlsi, por nuk ndikon në trup si sheqeri i tortave, ëmbëlsirave dhe çokollatave.

Përmirësimi i fytit  tuaj Ka një arsye pse uji me mjaltë të  ngrohtë është i  preferuar në dimër, ngaqë ai mund të ndihmojë për të zbutur dhimbje të fytit.

Mjalti është një ilaç natyral për infeksionet e frymëmarrjes dhe kollën. Nivelet e sheqerit në gjak do të rregullohen, siç e thamë më lartë, mjalti ka sheqer, por është natyral dhe kombinim i fruktozës dhe glukozës në fakt ndihmon trupin tonë  për të rregulluar nivelet e sheqerit  në gjak dhe gjithashtu ulë kolesterolin.