Të gjithë në këmbë për Kidën në Tiranë

Kida po vazhdon suksesin me muzikë.

ShowBiz

22/11/2018 10:09

Këngëtarja Orhidea Latifi e njohur si Kida është njëra ndër këngëtaret e cila që nga fillimet e para të karrierës ka qenë në qendër të vëmendjes, shkruan lajmi.net.

Me talentin e saj ajo ka bërë për vete shumë fansa dhe kjo vihet re në numrin e njerëzve që shkojnë për ta dëgjuar kur ajo këndon.

Kjo u dëshmua edhe së fundi në Tiranë, atje ku Kida ka shkuar për ta mbajtur një koncert.

Numri i njerëzve që kanë shkuar për ta parë ishte shumë i madh dhe në disa postime të Kidës në Instastory pothuajse të gjithë shihen në këmbë me duar lartë./Lajmi.net/