A do të fluturonit pa pilot?

A keni pasur panik ndonjëherë gjatë fluturimit? Ata që kanë pasur do të ju thonë se nuk është aspak qesharake.

Fun

17/10/2016 09:20

Ka shumë arsye pse njerëzit kanë panik. Disa, mendojnë për pilotin: A janë të lodhur? Të stresuar? A po i kushtojnë rëndësi fluturimit?

Por, a do të ndiheshin këta njerëz më mirë nëse nuk do të kishin pilot fare?
Teknologjia duket se po arrin në çdo cep, dronët tashmë nuk janë shpikja më e re, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

“Aksidentet me aeroplanë janë të rrallë në ditët e sotme, megjithatë, kur ndodhin, bëhen gjithherë e më të vështira për t’u zgjidhur”, thotë për BBC Tim Robinson, kryeredaktori i revistës për hapësirën ajrore. Ja pse hulumtuesit shpesh herë fokusohen në “faktorin njeri” për të identifikuar problemet dhe shkaqet e këtyre pasojave.

Ai shprehet se në debatin e këtij viti me pilotë, inxhinierë, shkencëtarë, astronomë, motoja ishte që “brenda 40 viteve, të mos ketë nevojë për pilot”, e cila u pranua me 60 vota, kurse 40 ishin në kundërshtim.