Të dhënat për punësimin të paqarta – Lajmi.net
Të dhënat për punësimin të paqarta
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 9:23, 17 April 2018
Gjatë vitit 2017 nga ndërmjetësimi i punësimit të rregullt janë evidentuar 3215 punësime, kurse në vitin 2016 ishin punësuar 4022 persona. Pra, krahasuar me vitin 2016, në vitin 2017 kemi rënie të punësimit prej 807 personave.

Ndërsa, në vitin 2017 janë evidentuar 12511 vende pune, apo më pak prej 1626 vende pune se në vitin paraprak.Musa Demirit zyrtar për Informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPSM), tha për Telegrafin, se brenda gjashtë muajve kjo ministri ka ndërmjetësuar në punësimin e 1466 personave nga punëkërkuesit.“Në periudhën shtator 2017-mars 2018, nëpërmjet zyrave për punësim ne kemi ndërmjetësuar në punësim të rregullt të 2346 personave, ndërkaq në masat aktive të tregut të punës janë përfshirë 1466 persona”, tha Demiri.

Ai tha se nga punësimi i rregullt u punësuan 1933 meshkuj dhe 1282 femra.“Grup-mosha 25-39 vjeç, gjatë vitit 2017 ka numrin më të madh të të punësuarve, pra me 1611 të punësuar, ndjekur nga grup-mosha 40-54 vjeç me 750 të punësuar, grup-mosha 15-24 me 738 të punësuar dhe grup-mosha më e madhe se 55 vjeç me 116 të punësuar. Gjithashtu, nga punësimi i rregullt janë punësuar 1933 meshkuj dhe 1282 femra”, tha Demiri.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore e Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi, ka thënë se tregtia, industria përpunuese dhe ndërtimtaria janë bizneset që kanë hapur më tepër llogari në ATK për deklarimin e punëtorëve.“Bazuar në statistikat e ATK-së, gjatë vitit 2017 sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë ka hapur 2317 llogari për deklarimin e punëtorëve, ndjekur nga industria përpunuese me 1250 llogari dhe ndërtimtaria me 1161 llogari”, tha për Telegrafin, Bytyqi.

Ajo tregon se gjatë tërë vitit 2017 janë hapur më shumë se 10 mijë llogari të punëtorëve.“Gjatë vitit 2017 janë hapur 10296 llogari pranë ATK-së për deklarimin e punëtorëve, apo 3413 llogari të bizneseve”, ka treguar Bytyqi.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO