Tayna ia publikon këtë video BabyG-së

Reperja Tayna ia ka publikuar një video në Instagram, këngëtares BabyG.

ShowBiz

21/02/2019 10:05

Tayna së fundmi e ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Ring Ring” i cili u pëlqye shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Për katër ditë, kjo këngë ka arritur të klikohet mbi 1 milion herë në kanalin zyrtar në Youtube. Kolegët e reperes po ashtu e kanë përkrahur Taynës, e njëra prej tyre ishte BabyG.

BabyG në Instastoryn e saj e ka publikuar një video në të cilën shfaqet duke vallëzuar me këngën e re të Taynës e kjo e fundit e ka marrë këtë video nga BabyG dhe e ka publikuar në Instastoryn e saj.

“Baby” ka shkruar Tayna pranë postimit të cilit i ka vënë edhe emoji me zemra./Lajmi.net/