Taylor Swift, artistja e vitit

Fansat e Taylor Swift kanë qenë protagonistë edhe një herë, duke e votuar atë në ‘American Music Awards’ si artisten e vitit për herë të tretë. Këngëtarja amerikane e fitoi të dielën mbrëma këtë çmim, duke ia dhënë asaj postin e lideres, me katër trofe. Justin Timberlake ishte i dyti me tre trofe, duke i…

ShowBiz

25/11/2013 12:00

Fansat e Taylor Swift kanë qenë protagonistë edhe një herë, duke e votuar atë në ‘American Music Awards’ si artisten e vitit për herë të tretë.

Këngëtarja amerikane e fitoi të dielën mbrëma këtë çmim, duke ia dhënë asaj postin e lideres, me katër trofe. Justin Timberlake ishte i dyti me tre trofe, duke i fituar çmimet ‘soul/R&B album’, ‘soul/R&B male artist’ dhe ‘pop/rock male artist’.

Swift nuk performoi, por ajo ishte prezente në mënyrë konstante në skenë dhe kamerat e fokusuan teksa po vallëzonte me yjet si Kendrick Lamar e Luke Bryan.

23 vjeçarja po ashtu e fitoi çmimin e albumit të vitit me ‘Red’ dhe atë të ‘favourite female country’ dhe ‘pop/rock artist’.

“Red është mjaft ndryshe nga albumet tjera që kam bërë më parë dhe kisha arsye ta bëja këtë, për hatër të fansave. Nuk mund të besoj për atë që e kam bërë vitin e kaluar. Ky album erdhi ekzakt një vit më parë dhe fakti se gjashtë milionë nga ju e dëgjuat dhe e keni blerë atë, është e jashtëzakonshme”, deklaroi këngëtarja Swift. Në natën e mbrëmshme, protagoniste ishin edhe Rihanna e Katy Perry.