Taulanti ndjek nga afër stërvitjen e skuadrës së Superligës (FOTO)

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, ka vizituar sot skuadrën e Prishtinës në qytetin e Gjakovës.

Sport

15/06/2017 19:40

Ai dhe babai i tij, Ragipi, i kanë parë nga afër stërvitjet e ekipit bardhekaltër.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas.

Ajo ka publikuar edhe një foto, ku Xhakat shihen në stadiumin e Vëllaznimit.

Ndryshe, Prishtina sot ka bërë dy goditjet e radhës në afatin kalimtar, duke transferuar dy lojtarë nga Besa.

Klubi bardhekaltër ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e djathtë, Përparim Osmani dhe mesfushorin Diar Miftaraj, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Lajmin e ka konfirmuar klubi kryeqytetas përmes një njoftimi për shtyp.

“Zyrtare: Përparim Osmani dhe Diar Miftaraj në Prishtinë. Dy futbollistët e Besës kanë nënshkruar për Prishtinën dhe më vonë Ju prezantojmë, mbrojtësin e djathtë, Përparim Osmani dhe mesfushorin, Diar Miftaraj”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.