Taulant Xhaka me këtë fotografi epike i përgjigjet De Biasit (FOTO)

Taulant Xhaka i ka reaguar menjëherë Gianni de Biasi.

Sport

30/03/2017 08:09

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, i ftuar në ‘Opinion’, ka folur për largimin e Taulant Xhakës nga Kombëtarja Shqiptare, duke e kritikuar për largimin.

Por, Xhaka në Facebook, ka postuar një fotografi me disa data të rëndësishme për shqiptarët, duke shkruar se identiteti i tij vazhdon.

Në këtë fotografi të Xhakës shfaqen vitet 1190 (Principata e Arbërit), 1443 (ngritja e flamurit nga Skënderbeu), 1912 (ngritja e flamurit nga Ismail Qemali) dhe viti 2017, në të cilin jemi tani./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy