Tani mund t’i dërgoni para miqve me Facebook Messenger

Gjatë ditës së sotme është shtuar një mundësi e re në Messenger me anë të së cilës ju mund t’i dërgoni para miqve tuaj nëpërmjet Messenger-it.

Auto & Tek

15/03/2016 21:44

Është një mënyrë e lehtë dhe e sigurtë për të shkëmbyer para mes miqsh. Për momentin, kjo veçori është në dispozicion vetëm për Amerikë, transmeton lajmi.net.

Për të dërguar para:

1. Filloni një bisedë me një mik
2. Klikoni në butonin $ dhe shtypni sasinë që dëshironi të dërgoni
3. Klikoni opsionin ‘Pay’ në anën e djathë lart dhe shtoni kartelën debit që të dërgoni para.

Për të pranuar para:

1. Hapni bisedën nga miku juaj
2. Klikoni ‘Add Card’ në mesazh dhe shtoni kartelën tuaj debit që të pranoni paratë për herë të parë.
Paratë që dërgoni transferohen menjëherë. Mund të marrë 1-3 ditë pune që të jenë në dispozicion në bankë, njësoj si me depozitat e tjera./lajmi.net.