Tani mund të flisni deri në gjashtë persona me video në Facebook Messenger

Facebook Messenger ka shtuar një veçori të re.

Auto & Tek

21/02/2018 22:26

Që nga sot mund të shtoni edhe miq të tjerë në bisedën me zë apo me video në Messenger. Ky funksion është i disponueshëm tani edhe në Android dhe në iOS.

Gjatë kohës që jeni duke folur me zë apo video ju mund të shtoni numrin e biseduesve duke klikuar “add person”.

Deri në gjashtë persona mund të bisedoni në dy platformat e Messenger.